Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka sqaruar opinionin për një mjet të dyshuar shpërthyes, në banesën e tij.
Ai në adresën e tij në rrjetin social facebook ka thënë se në hyrje të banesës së tij ishte një dhuratë.
Postimi i plotë:
“Te nderuar Miq,
Ju informoi qe une dhe familja jemi shendosh dhe mire.
Kishim nje shqetesim per nje pako e cila u gjend para deres se baneses ku un jetoj me gruan dhe femijet , kjo pako doli te ishte nje dhurat nga kojshit tan te cilet kan sjell per lindjen e djalit.
Falenderoj perzemersisht Policine e Kosoves e cila beri intervenim te shpejt dhe profsional per ta verifikuar pakon.
Faleminderit te gjithve qe u solidarizuan me ne”(sic.)