4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sejdi Hoxha jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Postën e Kosovës

Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të ndërrmarrjes publike ‘Posta e Kosovës’.

Përmes një njoftimi për media, Hoxha ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë angazhimet politike dhe akademike, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë mbi dorëheqjen e tij:

Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërë gjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj, meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik.
Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës.
Dua të rikujtoi që ndërmarrjen e trashëguam në një gjendje të vështirë financiare në vitin 2012, kur Posta u nda nga ish-PTK. Asokohe, humbja financiare ishte rreth 3 milionë euro në vit. Në atë kohë në Postë ofroheshin vetëm 2 lloje të shërbimeve (shërbimet postare dhe shitja e produkteve të Telekomit).
Me punën tonë të përbashkët arritëm që për këto vite ndërmarrjes t’i krijojmë dhjetëra shërbime të reja duke filluar nga shërbimi i kryerjes së të gjitha llojeve të pagesave, shpërndarjen e skemave sociale e deri te aplikimi dhe dhënia e kredive në zyrat postare. Të gjitha këto shërbime dhe shumë shërbime tjera mundësuan që për një periudhë të shpejt ndërmarrja të punoi pa humbje financiare, përfshirë edhe 6 mujorin e parë të këtij viti të cilin Posta e mbyll me bilanc pozitiv financiar.
Ne krijuam bashkëpunim të ngushtë me administrata postare ndërkombëtare dhe arritëm që ndërmarrjes t’i sjellim donacione të ndryshme të cilat përmirësuan dukshëm kushtet e punës për punonjësit tanë.
Dua të shpreh falënderim të veçantë për punonjësit e Postës së Kosovës të të gjitha niveleve për kontributin e tyre në ngritjen, avancimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes duke qenë çdoherë të gatshëm që me nder dhe profesionalizëm të kryejnë të gjitha detyrat e tyre.
Gjithashtu, falënderoj Bordin e Drejtorëve për mbështetje te vazhdueshme, menaxhmentin e ndërmarrjes për angazhimin e tyre maksimal si dhe sindikatat e ndërmarrjes me të cilët kam pasur bashkëpunim të ngushtë dhe profesional.
Në çfarëdo pozite institucionale që do të jem në të ardhmen, do të angazhohem për të ndihmuar dhe përkrahur Postën e Kosovës si dhe punonjësit e saj, të cilët me mund dhe sakrificë punojnë për të siguruar mirëqenien e familjeve të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img