1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sega në bisedime për të blerë Rovio, prodhuesin e video-lojërave Angry Birds

Prodhuesi i video-lojërave Angry Birds, Rovio Entertainment, ka zhvilluar bisedime me rivalin e tij më të madh, Sega Sammy Holding mbi blerjen e tyre nga ta.

Në muajin shkurt, Rovio njoftoi se kishte nisur një rishikim të biznesit, duke përfshirë edhe diskutime mbi shitjen e mundshme të saj.

Të premten, The Wall Street Journal raportoi se marrëveshja e shitjes mund të ketë vlerë prej afro 1 miliardë dollarëve, ndërkohë Rovio nuk ka pranuar që të komentoi mbi vlerën e mundshme të shitjes.

Por nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar se ishin në bisedime me gjigantin japonez të lojërave – prodhuesin e video lojërave të famshme Sonic the Hedgehog.

Të hënën, nëpërmjet një deklarate të ndarë, Sega Sammy tha: “Kjo çështje do të diskutohet nga bordi ynë i drejtorëve sot, me 17 prill 2023, dhe ne do të njoftojmë në kohën e duhur kur të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë opsion strategjik”.

Rovio zhvilloi bisedime më parë këtë vit me rivalin izraelit Playtika Holding mbi një blerje të mundshme. Megjithatë, ato diskutime përfunduan muajin e kaluar pa një marrëveshje.

Kompania me bazë në Finlandë është më e njohur për markën Angry Birds, e cila filloi si një lojë e njohur për telefona në vitin 2009.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img