-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sebastian Kurz takohet me krerët e shtetit të Kosovës

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz qëndron sot në Kosovë, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Kancelari Kurz do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Tema e diskutimit me Qeverinë janë çështjet e aktualitetit politik dhe të sigurisë në Kosovë e rajon si dhe tema të natyrës bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Kancelari austriak Sebastian Kurz dje qëndroi në Beograd dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq shprehu besimin se është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kurz ka theksuar se qëndrimi i qeverisë austriake është se ajo duhet të përkrahet nga çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.

Sipas medieve austriake Kancelari gjithashtu dëshiron të bëjë një vizitë ushtarëve austriakë të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img