Seat Arona, i cili në gamën e prodhuesit spanjoll do të zë vend nën modelet SUV Atec, do të ketë premierën botërore në shtator, në panairin e automobilave në Frankfurt dhe në sallonet e shitjes në Evropë arrin deri në fund të vitit.
Arona është modeli më i vogël nga tri modelet SUV, të cilët Seat planifikon t’i ofrojë për blerësit.
Vetura është e bazuar në stilin e gjeneratës më të re të modelit Ibiza, ndërsa përdor edhe platformën mekanike MQB të Volkswagen.
Me modelin Ibiza do të ndajë edhe motorët, në mesin e të cilëve janë opsionet me katër cilindra 1.5 TSI me 150 kuajfuqi, me tre cilindra 1.0 TSI dhe 1.6 TDI.
Përveç ndërruesit manual të shpejtësisë në versionet e shtrenjta do të jetë në dispozicion edhe opsioni për ndërrues automatik të shpejtësive.
Në Kosovë, modelet e reja të markës SEAT mund t’i gjeni në autosallonin “Porsche Kosova”.