2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Seanca në Speciale shkon në pauzë, dëshmitarja e parë dëshmon në seancë të mbyllur

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë ka intervistuar dëshmitaren e parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gati 4 orë.

Megjithatë seanca në fjalë ka qenë e mbyllur për publikun gjatë gjithë kohës.

Në seancën e së martës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Prokuroria kishte kërkuar që të pranohen si prova-materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img