Ka nisur dhe ka përfunduar brenda 6 minutash seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Por në vend të problemeve të zgjedhësve, sërish kryefjalë e seancës ka qenë kaosi i opozitës.
Një grup deputetësh ishin të pranishëm në sallë me zhurmues elektronikë.
Dy deputetë të mazhorancës kanë tentuar të flasin por ka qenë thuajse e pamundur.
Prandaj në këto kushte, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka vendosur mbylljen e seancës.