Site icon PrishtinaPress

Seanca ndalet pak, pas pushimit do të flasë vetë Thaçi

Ish-presidenti Hashim Thaçi do t’i thotë disa fjalë në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij dhe tre ish-udhëheqësve tjerë të UÇK-së.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi për një pushim, duke i pyetur avokatët e Thaçit se edhe sa kohë iu ka mbetur që ta japin deklaratën hyrëse të gjykimit. Avokati Luka Mishetiq tha se pas pushimit do të flasin pak dhe më pas shkurt do t’i thotë pak fjalë edhe vetë Thaçi.

“Besoj edhe 30 apo 40 minuta, pas së cilës z.Thaçi do të flasë për 5 minuta. Ah, edhe z. Kehoe ka fjalë përmbyllëse, por do të jetë shumë e shkurtër, dhe pastaj do të flasë z. Thaçi. Besoj se deri në orën 12 e një çerek mbarojmë”, tha Mishetiq.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit filloi të hënën me deklratën hyrëse të Prokurorisë. Sot ishte radha e avokatëve të Thaçit për ta paraqitur deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.

Avokatët e ish-udhëheqësit të drejtorisë politike të UÇK-së u përpiqën të dëshmojnë se si, sipas tyre, Thaçi nuk kishte përgjegjësi për operacionet luftarake në terren.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./PrishtinaPress/

Exit mobile version