Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, pritet të zhvillohet të enjten e javës së ardhshme, më 22 shtator.
Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit, që pas shumë kohësh është kompletuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Ajo do të fillojë në orën 10:00, raporton lajmi.net
Pal Lekaj me të dal nga kryesia ka thënë se Demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës në seancën e ardhshme.
Lekaj ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mosefikasitet, pasi sipas tij vetëm 35 për qind e ligjeve janë miratuar.
“Kuvendi është fokusuar tek demarkacioni dhe ka lënë anash çështje që janë me interes për qytetarët”, ka thënë ai./ Lajmi.net