0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Seanca dëgjimore me 3 dhjetor, Vetëvendosje pret që Kushtetuesja do ta anulojë votimin e Qeverisë Hoti

Kërkesën e Vetëvendosjes lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Avdullah Hotit, Gjykata Kushtetuese pritet ta shqyrtojë në fillim të dhjetorit. Nga ky subjekt politik presin që Kushtetuesja të vendos në anën e tyre.

Gjykata Kushtetuese në fillim të dhjetorit do të mbajë seancë dëgjimore në lidhje me kërkesën e Vetëvendosje për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi ndaj Qeverisë Hoti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje presin që Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të tyre.

“Ky rast ka të bëjë me shkelje ligjore. Këto shkelje ligjore e bëjnë të pavlefshme votimin e Qeverisë Hoti. Me 3 dhjetor është caktuar seanca dëgjimore ku të gjitha palët do t’i paraqesin argumentet e tyre. Ne shpresojmë se e drejta është në anën tonë dhe argumentet janë në anën tonë. Ne i kemi argumentet në anën tonë dhe besojmë se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë drejtë, ta trajtojë rastin objektivisht dhe ta anulojë vendimin e votimit të Qeverisë Hoti”, deklaroi për RTV Dukagjinin, deputeti Artan Abrashi.

Çështja është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese tash e gjashtë muaj më parë./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img