Para pak çastesh ka filluar ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë shpalosur një mesazh të fuqishëm në tribuna para ndeshjes.
“Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes, se Shqipëri m’dha zoti dhe Shqipëri do t’mbes” – shkruhet në mesazhin e tifozëve bardhekaltër nga Prishtina.