1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti, Skënderaj do të bëhet me parking nëntokësor në qytet

Gati një orë ka marrë kohë përzgjedhja e dy komisioneve vlerësuese për përzgjedhjen e ofertuesve të ankandeve publike, që të dy pronave të cilat legjislativi i komunës u kishte propozuar këshilltarëve që t’i miratojnë një vendim për shfrytëzim afatgjatë, e që kishin të bënin me një pronë afër spitalit dhe parcela tjetër parku i qytetit “Shaban Polluzha”, ku është paraparë të ndërtohet një hapësirë parkingu nëntokësor.

Arsyetimi i shumicës së këshilltarëve, të cilëve iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e komisioneve, ishte që ata janë të aranzhuar me detyra të tjera, mirëpo, në fakt, ishte frika që të jenë pjesë e diçkaje ku shumë lehtë mund të përballën me drejtësinë, ngjashëm sikur rasti i ankandit publik të shpallur për ndërtimin e stacionit të autobusëve, e ku ofertuesi i vetëm që kishte qenë forma Isa SHPK, tash është në proces gjyqësor, pasi që sipas përfaqësuesit zyrtar, i është bërë e padrejtë.

Këto zhvillime rreth komisioneve kanë ndodhur në seancën e Kuvendit Komunal, ku mes tjerash është diskutuar edhe për kërkesën që komuna të kthejë pronat të cilat kuvendi sipas AKP-s nuk ka pas të drejt që t’i bartë në pronësi te komunës.

Ekzekutivi në Asamble kishte sjellë vetëm një propozim që ta ja kthejë AKPS pronën në Klinë te Mesme, e cila në ndër kohë ishte privatizuar, e jo edhe pronat tjera që kishte kërkuar AKP, shkruan rajoni.org.

Kryetari Bekim Jashari, duke u përgjigjur në pyetjen e Musa Hajdarit, se a ka edhe kërkesa tjera të AKPS për kthim të pronave, e edhe të Isa Fejzullahut se konkretisht a po e kërkon AKP edhe pronën te Posta, e ku ishte parapa të ndërtohet një hotel, e cila sipas Fejzullahut eshtë bartë në mënyrë të kundërligjshëm nga kuvendi, për të cilën bartje Fejzullahu ishte i vetmi që ishte kundër, ka thënë se ka kërkese, mirëpo ai nuk ka ndërmend që këto prona t’i kthejë vetëm nëse detyrohet nga gjykata.

“Kam biseduar edhe me kryeministrin për këtë çështje dhe nuk e kam ndërmend me i kthy pronat vetëm nëse me detyron gjykata”, ka thënë Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img