1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti seriali “O’Sa Mirë”, shpalosen detaje të reja

Producenti Fisnik Vejsa ka folur për KultPlus për ndryshimet në serialin “O’Sa Mirë”, duke përfshirë kastën e aktorëve, fillimin e xhirimeve dhe emetimin e këtij seriali.

“O’Sa Mirë”, seriali më i shikuar në vend pas shumë lajmeve që krijoi ditëve të fundit në lidhje me aktorët, nis xhirimet më 17 tetor. Një gjë të tillë e bëri publike për KultPlus, producenti Fisnik Vejsa, i cili përveç kësaj tregoi edhe ditën e transmetimit të këtij seriali, i cili do të transmetohet në KTV, e poashtu foli edhe për aktorët e rinj.
“Në tanimë veç po i bëjmë përgatitjet finale për të nis xhirimet sot një javë. Aktorët e rinj janë: Stupcat, Adriana Matoshi, Rifat Smani, e poashtu jemi ende duke shikuar për një aktor nga Maqedonia, pasi që, janë tre kandidatë njëri nga Shkupi, nga Struga dhe Kumanova, ku gjatë kësaj jave do të vendosim se cili të jetë pjesë e “O’Sa Mirë””, theksoi producenti i cili tregoi se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh përpos skenografisë që do të jetë diçka më ndryshe.
“Nuk ka ndonjë ndryshim përpos skenografisë që do ta ketë një ndryshim më të madh, pjesa e Shqipërisë do të jetë më e vogël e kemi zyshën e fizikës dhe tironsin. Skenari do të jetë me ato batutat që kanë qenë nuk kanë ndonjë ndryshim. Sipas të gjitha gjasave seriali do të transmetohet çdo të diel, me fillim nga ora 20:00”, pohoi Fisnik Vejsa.
Nga seriali “O’Sa Mirë”, janë larguar disa aktorë për shkaqe te ndryshme, ndërsa sa i përket aktorit Edi Kastrati (gjakovari), ai pas paralajmërimit që bëri që nuk do të jetë më pjesë e këtij projekti, është kthyer përsëri. “Po, Edi Kastrati i cili luan rolin e gjakovarit është kthyer, është pjesë e serialit”, ka thënë për fund Vejsa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img