16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti do të jeni në gjendje të flisni me robotin e inteligjencës artificiale të Google

Pasi që Microsoft prezantoi një mori të veçorive të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për motorin e saj të kërkimit Bing, Google po tenton gjithashtu të mbajë ritmin, dhe së fundmi e ka lansuar versionin e saj sikurse ChatGPT, të cilin e quan Bard.

Bard nuk pati një lansim aq të lehtë, por sipas Sundar Pichai-t, drejtorit ekzekutiv të Google, kompania po bënë përmirësime të shpejta.

Ekipi i motorit të kërkimit po punon në një veçori për biseda, njëjte sikurse ajo që e ka ChatGPT.

Gjatë një interviste, Pichai e bëri të qartë se njerëzit së shpejti do të munden që të përfshihen në një bisedë me një robot të fuqizuar nga LLM (Large Language Model).

Drejtori i Google këtë e sheh si një mundësi të madhe dhe jo si një kërcënim. Duke pasur parasysh se kompania zotëron më shumë se 93 për qind të tregut të motorit të kërkimit, veçoria e re ka mundësi që të ketë më shumë ndikim se sa kombinimi ChatGPT dhe Bing.

Kjo mund të ndodh në rast se, sigurisht, ekzekutohet siç duhet. Sidoqoftë, Sundar Pichai nuk dha ndonjë kornizë kohore, dhe nga GSM Arena thonë se ata dyshojnë se nuk do të zgjasë shumë, pasi kompania është në presion të madh kohor

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img