1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti bëhet zhvarrimi i dëshmorëve nga Polaci në Marinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, vizitoi sot Komunën e Skenderajt, ku u prit nga kryetari Bekim Jashari, me të cilët ka biseduar për aspektet zhvillimore të kësaj komune.

Haradinaj ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet zhvarrimi i dëshmorëve nga Polaci në kompleksin memorial në Marinë.Kryeministri Haradinaj tha se me kryetarin Jashari diskutuan për shumë projekte të kësaj komune, si  Shtëpinë e Kulturës, Palestrën Sportive, ujin e pijshëm dhe Parkun e Biznesit.

Duke pasur parasysh kontributin dhënë për lirinë e atdheut dhe veprën heroike, flijimin heroik e legjendar të familjes Jashari,  kryeministri tha se obligohemi të gjithë për këtë komunë.

Pas takimit Jashari tha se kanë diskutuar për shumë vështirësi që i ka komuna, për borxhet e mëdha të komunës, për Parkun e Biznesit, për gjendjen e shkollave dhe Shtëpisë së Kulturës. Haradinaj i dorëzoi Jasharit dekoratën “Viti i Skënderbeut”, në shenjë falënderimi për të rënët e familjes Jashari. Po ashtu edhe kryetari Jashari i dhuroi një dekoratë me fotografi të komandantit legjendar ‘Adem Jashari’, në shenjë falënderimi për punën që po bën kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img