Liverpooli u raportua se ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e Moises Caicedo.
Megjithatë, “Reds” tani kanë probleme me arritjen e kushteve personale me futbollistin.
Sipas Fabrizio Romanos, Moises Caicedo e ka informuar Liverpoolin se ai e dëshiron vetëm transferimin te Chelsea.
Caicedo ka vendosur ta mbajë fjalën dhe ta pranojë vetëm Chelsean, ekip me të cilin ishte rënë dakord për kushtet personale që nga fundi i majit.
Chelsea pritet që të dërgojë një ofertë të re për të arritur marrëveshje me Brighton.