Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur dje në Parlamentin Britanik çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që po i kërkohet Kosovës që ta themelojë. Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike të cilët s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit, shkruan Gazeta Express.
Ministri për Evropën, Leon Docherty dje në Parlamentin britanik ka thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe ka deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.
Pas një qëndrimi të tillë të Britanisë së Madhe, sot në Bruksel emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka pritur emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.
Takimin e ka bërë publik vetë Lajcak duke thënë se me Peach kanë pasur një diskutim të thellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon Peach.
Lajcak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”./Express/