Site icon PrishtinaPress

“S’doja ta mbaja se kisha presionin e…”, braktisi fëmijën e porsalindur, zbardhet dëshmia e së ëmës në Shqipëri

Është zbardhur dëshmia e 30-vjeçares nga Pogradeci, Eglanta Isufi, e cila braktisi në bodrumin e një pallati në Yzberisht foshnjën e saj të porsalindur.

Sipas asaj që po raporton ABC News, ajo ka deklaruar se punon në një fabrikë këpucësh, ndërsa shton se i dashuri i saj e ka braktisur dhe nuk është interesuar për të pasi ka mbetur shtatzënë.

Ajo është shprehur se nuk ka qenë e martuar dhe nuk e mbante dot fëmijën. Nëna nga Pogradeci ka dhënë edhe emrin e të dashurit të saj, i cili është marrë në pyetje nga prokuroria.

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”, ka deklaruar ajo.

Foshnja e saj u dërgua me shenja jete në Maternitetin “Koço Gliozheni”, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë. Gjykata e Tiranës, këtë të diel caktoi për 30-vjeçaren masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Exit mobile version