13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

S’do të ketë më zgjatje të afatit për targa, deri sot u konvertuan 3 mijë e 400

Afati për konvertimin e targave ilegale serbe në ato legale, RKS, përfundon sot dhe nuk do të zgjatet më.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot përfundon, nuk do të ketë zgjatje të afatit më. Deri më sot janë konvertuar gjithsej 3 mijë e 400 targa”, është shprehur Elshani.

Qeveria e Kosovës herën e fundit, më 30 nëntor, e zgjati afatin për konvertimin e targave edhe për 15 ditë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img