Site icon PrishtinaPress

“S’do të ketë Ditë D”, thotë ministri serb për takimin Kurti-Vuçiq në Ohër

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka folur për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që do të zhvillohet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se takimi i Kurtit me Vuçiqin do të karakterizohet me biseda të vështira, por nuk do të ketë një “Ditë D”.

“Nuk ka ‘Ditë D’, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, ka thënë Vuçeviq.

Ai foli edhe për vizitën e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër e pasnesër në Beograd, shkruan RTS.

Vuçeviq tha se Serbia nuk i është shmangur asnjëherë bisedimeve, duke shtuar se me Lajçakun do të diskutojnë për Asociacionin,k por jo edhe për njohje reciproke.

“Serbia nuk i është shmangur asnjëherë bisedimeve, të gjithë janë të mirëpritur dhe nuk kam dyshim se Serbia do të jetë një mikpritëse e mirë, siç ka qenë gjithmonë, për Miroslav Lajçak. Natyrisht, shtrohet pyetja e të gjitha pyetjeve – gjegjësisht ku është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe çfarë po ndodh me të, dhe pastaj mund të diskutojmë për të gjitha temat dhe çështjet tjera, pos njohjes së Kosovës dhe hyrjes së Kosovës në OKB, u shpreh Vuçeviq.

Exit mobile version