-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

S’do ta besoni, në trup keni 12 pjesë që janë të padobishme

Trupi i njeriut ka evoluar dhe tashmë ekspertët thonë se janë 12 pjesë në trupin tonë që sot janë fare të padobishme dhe nuk përdoren.

1. Dhëmbët e pjekurisë

Këto dhëmbë dalin zakonisht në moshën 17 deri në 25 vjeçare, por shumë njerëz përfundojnë duke i hequr ato. Kjo është për shkak se nuk ka më vend për ta në gojë.

Është menduar se dhëmbët e pjekurisë janë përdorur nga paraardhësit tanë për të thyer disa ushqime, por ne nuk kemi nevojë më për to tani.

2. Muskujt jothelbësorë të veshit

Tek qentë dhe lepujt, pasja e muskujve te veshit ka kuptim, sepse ata i lëvizin veshët. Njerëzit nuk duhet ta kenë aftësinë për ta bërë këtë, por ne na kane mbetur muskujt nga paraardhësit tanë gjithsesi.

3. Bajamet

Bajamet formojnë një pjesë të sistemit limfatik, i cili është i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Por dëshmi për dobinë e tyre është numri i njerëzve që i kanë hequr çdo vit, pa asnjë ndryshim në shëndetin e tyre.

4. Apandesiti

Edhe apandesiti është një tjetër pjesë e trupit që shumë njerëz e kanë hequr. Disa shkencëtarë thonë se kjo është plotësisht e padobishme; një tjetër teori është se ai ruan bakteret e mira.

5. Pika e Darvinit

Kjo është ajo gunga e vogël që ka mbetur tek llapa e veshit, dhe per te cilen ka konfuzion se si eshte formuar, por disa hulumtime tregojnë se mund të ketë lejuar që veshi të krijoje formen e harkut.

6. Thithkat e meshkujve

Është mjaft e qartë se pse gratë kanë thithka, por meshkujt nuk i japin gji foshnjave te tyre. Arsyeja që meshkujve u kanë mbetur thithkat është për shkak se çdo fetus krijohet njësoj, dhe trupi i femrës është baza fillestare.

7. Pjesa e kuqe brenda cepit të syrit

E njohur ndryshe si pika rozë në cepin e brendshëm të syrit, ajo nuk bën asgjë për të përmirësuar shikimin tonë, por mund të ndihmojë të derdhim më teper lot.

8. Kocka bisht

E vendosur në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, per kocken trekëndore një teori është se ajo është përdorur nga paraardhësit tanë sepse ata mund të kenë pasur një formë si bisht ne fund te shpines.

9. Sinuset

Ka shumë konfuzion rreth asaj pse ne ende kemi sinuse, pasi e vetmja gjë e mirë që bëjnë tani për tani është se mbushen me mukozë, shkaktojnë dhimbje koke dhe infeksione.

10. Qimet e trupit

Paraardhësit tanë i kishin të nevojshme qimet e trupit për t’i mbrojtur dhe për t’i mbajtur ngrohtë, ndërsa ne shpenzojme kohe dhe para për të shpëtuar prej tyre.

11. Tëmthit

Fshikëza e tëmthit, mund të shkaktojë shumë probleme, dhe nuk ka asnjë të mirë në këmbim. Është gjithashtu e prirur për të shkaktuar kancer, inflamacion, dhe gurë në tëmth.

12. Një grup fibrash muskulore që ndihmojnë qimet të qëndrojë drejt duke vërtetuar atë shprehjen “m’u bë mishi kokërr”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img