Site icon PrishtinaPress

Schwarz: Ajo që po ndodh në kufirin e Kosovës ta kujton atë që ndodhi me Ukrainën, Putini po përzihet

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz tha se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Schwarz shkroi në “X” se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përzihet në këtë.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet në këtë”, shkroi ai.

“Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, shtoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.

Schwarz shkroi për këtë, duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai njoftonte se kishte biseduar në telefon me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen por i ka kërkuar atij më shumë ndihmë për t’iu kundërvënë planeve ushtarake të Serbisë.

Exit mobile version