-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Scholzi e Vuçiqi flasin në telefon, temë edhe dialogu Kosovë – Serbi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin e dhënë nga qeveria gjermane bëhet e ditur se Scholzi dhe Vuçiqi folën ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, por edhe për çështjen e lëndëve të litiumit.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, për sa i përket çështjes së litiumit, thuhet se Scholzi i ka ofruar mbështetjen gjermane Vuçiqit për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img