Site icon PrishtinaPress

Scholz: Premtimi për anëtarësim që 20 vjet, BE-ja të zgjerohet bashkë me Ballkanin Perëndimor

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të fitojë cilësinë gjeopolitike, të zgjerohet dhe të reformohet.

Me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës, Scholz mori pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian dhe foli lidhur me të ardhmen e BE-së.

Duke folur për luftën në Ukrainë dhe balancat që kanë ndryshuar në Evropë në përmasa globale, shkruan Anadolu.

“Kemi nevojë për një BE gjeopolitike, të zgjeruar, të reformuar dhe të hapur për të ardhmen”, tha Scholz.

Ai tha se BE-ja ka nevojë për ekonomi të integruar të mbrojtjes dhe theksoi rëndësinë e faktorëve të tillë si instrumenti financiar “Fondi Evropian i Paqes”, furnizimi i përbashkët me municion për Ukrainën, bashkëpunim më i ngushtë mes vendeve anëtare për çështjen e mbrojtjes ajrore, “Busullën Strategjike” dhe bashkëpunimi i ngushtë mes NATO-s dhe BE-së.

“SHBA-ja vazhdon të jetë aleati më i rëndësishëm i Evropës”, tha Scholz.

Sipas tij, është rritur konkurrenca me Kinën dhe se BE-ja duhet të reduktojë rreziqet pa këputur lidhjet në marrëdhënie me këtë vend.

-Procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

“Një Evropë gjeopolitike duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë fqinjëve të saj. Politika e drejtë e zgjerimit duhet t’u përmbahet premtimeve të dhëna përfshirë kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor që u kemi premtuar anëtarësim prej 20 vitesh”, tha Scholz.

Kancelari gjerman më tej nënvizoi se edhe këto vende duhet të vazhdojnë agjendat e tyre të reformave lidhur me kriteret e nevojshme që duhet të sigurojnë për të plotësuar proceset e tyre të anëtarësimit.

-Migrimi

“Ftoj në mënyrë urgjente që të finalizohet reforma e sistemit të përbashkët evropian për azilin”, tha Scholz duke shtuar se BE-ja në njërën anë teksa mbron kufijtë e saj të jashtëm kundër migrimit të parregullt, në anën tjetër edhe migrimi i ligjshëm duhet të mbështetet sepse në shumë pjesë të Evropës ka nevojë urgjente për punëtorë nga vendet e treta.

Exit mobile version