-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Scholz për herë të dytë në Izrael që nga fillimi i luftës, do të takohet me Netanyahun

Kancelari gjerman Olaf Scholz është paraparë të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, vizita e tij e dytë në Izrael që nga fillimi i luftës në Gazë, që shpërtheu pas sulmi të 7 tetorit nga ana e Hamasit.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për përgatitjet e ofensivës tokësore të Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Scholz planifikon të dërgojë një paralajmërim urgjent duke bërë thirrje për armëpushim që do të mundësonte lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare, për popullatën që ka pësuar shumë në territorin palestinez.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që sulmoi brenda territorit të Izraelit, ku si pasojë mbi 1.200 persona humbën jetën dhe qindra tjerë u rrëmbyen.

Edhe pse Gjermania mbështet në parim operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, ka kritikuar mënyrën sesi po udhëhiqet lufta ku si pasojë kanë humbur jetën mijëra cilëve.

Scholz ishte planifikuar të arrijë të shtunën në qytetin jordanez Aqaba në Detin e Kuq nga ku do ta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah.

E sot pasdite ai do të niset për në Iz4rael, ku planifikon të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog si dhe ministrin e kabinetit të luftës, Benny Gantz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img