Kancelari gjerman Olaf Scholz është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor të ecën përpara dhe për këtë Scholzi tha se Gjermania do të mbështetë përpjekjet e tyre.
”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështetë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.
”Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ata po punojnë shumë”.