1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Schneeberger: Ndërmjetësues si Borrelli e Lajçaku s’janë të dobishëm

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se është për të ardhur keq që në takimin e 14 shtatorit në Bruksel nuk u arrit asnjë përparim.

Schneeberger theksoi se nuk është për t’u habitur që nuk pati përparim në takimin e javës së shkuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pasi siç tha ajo gjersa “ndërmjetësuesit nuk e kuptojnë se është e nevojshme të bëhet një propozim që të dyja palët mund ta pranojnë dhe zbatojnë, nuk do të ketë përparim”.

“Kërkesat për Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe e humbin realitetin e serbëve vendas. Një “Republika Sërpska” e dytë është e papranueshme dhe nuk do ta zgjidhte problemin, por do ta ndërlikonte më tej situatën si dhe do ta shtynte një zgjidhje. Nevojitet një qasje e re që t’i përgjigjet nevojave dhe dëshirave të popullatës vendase dhe të mos përmbushë ëndrrat e politikanëve të huaj që kanë në mendje vetëm fuqinë dhe ndikimin e tyre mbi një rajon të huaj për të bllokuar sistemin atje”, deklaroi këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian

Sipas Schneeberger,  “një qeverie që vepron si ajo e Vuçiqit nuk mund t’i besohet dhe se nuk do të ketë përparim në këto kushte”.

Ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se ndërmjetësit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po ia mbajnë anën Serbisë, me ç’rast potencoi se “ndërmjetësues të tillë të njëanshëm nuk janë të dobishëm për përparimin në zgjidhjen e konflikteve, përkundrazi, ata pengojnë zgjidhjen”.

“Pyetja është nëse kjo është e qëllimshme nga Bashkimi Evropian kur i lejon njerëzit të qëndrojnë në ato role edhe pse duhet të kuptojë ae këta njerëz nuk janë të dobishëm për zgjidhjen e konfliktit”, tha ajo.

Politikanja evropiane foli edhe për nismën për largimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, nga kjo pozitë si dhe të shefit të diplomacisë evropiane, Josepp Borrell, për të cilët tha se largimi i tyre nga pozitat që mbajnë aktualisht mund të bëhet vetëm vitin tjetër.

“Siç mund ta shohim, të dy personat janë ende në funksionet e tyre. Kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Mundësia e vetme janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian në qershor 2024, kur do të ketë edhe ndryshim në pozicionet e tyre. Zgjedhësit duhet të zgjedhin ata përfaqësues që synojnë të sigurojnë që të mos vendosin më njerëz të tillë të njëanshëm në postet kyçe. Konflikti nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë, ai është një çështje qendrore e sigurisë në Evropë”, tha më tej Schneeberger, njofton Klankosova.

Mes tjerash ajo theksoi se nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon me sjelljen aktuale, të cilën ajo e quajti “jokonstruktive”, ndaj tij duhet vendosur sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Më në fund duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje mënyrës sesi Vuçiq po e shtyn konfliktin. Duhen fjalë të qarta se një sjellje e tillë e Vuçiqit është e padëshirueshme dhe jo konstruktive. Nëse Vuçiq vazhdon ta injorojë atë, nevojiten veprime dhe sanksione”.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje të konfliktit, jo për një shtypje të tij. Duhet t’i trajtojmë shkaqet, jo simptomat. Për këtë nevojitet mbështetja e SHBA-së dhe BE-së në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, në sigurimin e të drejtave të pakicave, edhe për shqiptarët në Serbi. Në vend të kësaj, ajo që po shohim për momentin është se jo vetëm që nuk ka mbështetje për këtë, por ndëshkueshmëri. Kjo është absolutisht e papranueshme”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Schneeberger tha se “ato nuk janë të drejta dhe se duhen hequr menjëherë”./Klankosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img