-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Schmidt: S’mund të ketë luftë mes serbëve dhe shqiptarëve

Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjë dhe Hercegovinën, ka thënë se trazirat e fundit në veri të Kosovës, nuk do të çojnë në luftë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Duke folur për televizionin gjerman “Phoenix TV”, Schmidt tha se këto që po ndodhin aktualisht në veri janë përballje taktike, “fatkeqësisht të dhunshme”.

Kur u pyet nëse mund të ketë një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, Schmidt u përgjigj:

“Jo, nuk kam shqetësime të tilla. Sepse forcat e arsyes mbizotërojnë. Këto janë përballje taktike, fatkeqësisht të dhunshme që mund të instrumentalizohen dhe që nuk pasqyrojnë ndonjë zemërim spontan të asnjë populli”, tha ai për “Phoenix”, transmeton Klankosova.tv.

Schmidt tha se në të kaluarën ka pasur shumë konflikte më dramatike dhe se konflikti aktual mund të jetë i “kufizuar”. Ai është i mendimit se parakusht për përafrimin e pikëpamjeve është “që të ekzistojë një strukturë e orientuar drejt rregullave që i jep mundësi ekzistencës paralele edhe Kosovës edhe Serbisë në këtë rast”.

Megjithatë, ajo që ai e sheh si rrezik është se “në Ballkan, konfliktet nuk mund të kufizohen në rajone”.

“Ballkani në vetvete është një rajon lehtësisht i ndezshëm në të cilin ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për të mbështetur paqen dhe mungesën e dhunës”, tha Schmidt dhe shtoi se kjo është arsyeja pse ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian është “i domosdoshëm”.

Schmidt tha se është e nevojshme të gjendet “një mënyrë e bashkëpunimit të ndërsjellë” dhe “njohjes së pavarësisë së vendeve përkatëse”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img