9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Schmeichel: Guardiola, me fat dhe i mërzitshëm

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe kjo është e kuptueshme, pasi jo më kot është më i paguari, ka shumë trofe dhe një filozofi krejt origjinale për futbollin.
Fjalët për ish-trajnerin e Barcelonës janë të tepërta, por jo të gjithë e pëlqejnë e japin opinione në favor të spanjollit, e një prej tyre është edhe ish-portieri i kombëtares daneze dhe i Manchester United, Peter Schmeichel, pasi ka portretizuar si të mërzitshëm dhe me fat në punën e tij.
“Te Bayerni bëri shumë mirë për mua, por transformoi një skuadër shumë të mirë, në një skuadër të mërzitshme”, u shpreh fillimisht Schmeichel.
“Ndryshoi stilin e lojës së shumë lojtarëve. Por rezultatet nuk mund të diskutohen dhe ajo që bëri te Barcelona ishte fantastike, edhe pse ishte me shumë fat dhe kishte në dispozicion futbollistët më të mirë për të vënë në jetë filozofinë e tij”.
Sipas Schmeichel, prioriteti i Guardiolas, në krahasim me Alex Ferguson që dëshironte që të bënte një gol më shumë se kundërshtari, është qarkullimi i topit: “Ai kërkon ta mbajë topin sa më gjatë të jetë e mundur”, deklaroi Schmeichel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img