1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Scaparrotti: Kërcënimi më i madh është nëse Kosova humb drejtimin nga Rezoluta 1244

Rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është largimi nga rruga e rezolutës 1244 të OKB-së. Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Curtis M. Scaparrotti, gjatë një vizite në Kosovë.

Ai ka thënë se misioni i KFOR-it këtu është që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas Scaparrottit, KFOR-i është reaguesi i tretë dhe kjo është pjesë e mandatit, derisa ka shprehur besimin se kjo do të mbetet edhe në të ardhmen në pajtim me Rezolutën 1244.

Scaparrotti: Kosova rrezikohet nëse largohet nga rezoluta 1244

“Pjesa e dytë do të thosha t’i kemi parasysh edhe përmbajtjen edhe dialogun të shohim prej nga kemi ardhur dhe cilat janë objektivat tona këtu si komunitet ndërkombëtarë në Kosovë dhe nëse e shohim këtë atëherë mund ta mbajmë paqen dhe të ecim drejt së mirës për të gjithë, dhe mendoj që kjo është numër një. Kërcënimi më i madh është nëse e humbim rrugën drejt objektivave, drejtimi nga 1244 dhe mos të vazhdojmë me dialog dhe mos të vazhdojmë me përmbajtje nga të gjitha palët. Përndryshe do të mbajmë stabilitetin këtu, e kemi mbajtur për shumë vite”, tha Scaparrotti.

Gjenerali Scaparrotti foli edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, për të cilën tha se vendimi politik duhet të merret nga autoritetet vendore.

Scaparrotti: Transformimi i FSK-së në dorën e vendorëve

“Sa i përket transformimit të FSK-së, kjo në të vërtetë është një vendim politik që duhet të merret brenda vendit. Përsëri ne ofrojmë zhvillim FSK-së në një forcë profesionale dhe do të vazhdojmë brenda mandatit tonë. Por mendoj që duhet të kthehem në atë çka tha sekretari i përgjithshëm, natyrisht që tranzicioni që nuk është brenda mandatit do të kërkoj NATO dhe Këshilli i Atlantikut verior për të kërkuar për hapat e ardhshëm brenda çfarëdo ndryshimi”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, pavarësisht transformimit apo jo, FSK-ja mbetet një forcë profesionale, derisa ka siguruar mbështetjen edhe të mëtutjeshme të NATO-s.

Scaparrotti: FSK edhe më këtë mandat është profesionale

“Vetëm të theksoj fillimisht se FSK-ja është një organizatë profesionale që punon brenda mandatit të vet dhe është mënyra më e qartë për t’u siguruar se kemi siguri të plotë dhe punon mjaftë mirë, funksionon mjaftë mirë në kuptimin e zhvillimit që po ofrohet nga KFOR-i. Kjo është gjëja e parë, derisa është vendim i brendshëm për idenë e transformimit në armatë, duhet të gjithë ta mbajmë në mendje objektivin e normalizimit dhe një Kosove stabile dhe një rajoni stabil, ky është objektivi i parë”, u shpreh gjenerali Scaparrotti.

Ndërsa, duke folur për përfshirjen e Rusisë në Ballkan, komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropë, theksoi se Rusia është përfshirë jo vetëm në Ballkan, por edhe përtej.

Megjithatë, sipas tij, secili shtet është  sovran dhe ka të drejtë të mbaj marrëdhënie me ato shtete, me të cilat vendosin vet dhe Rusia ka marrëdhënie publike me shumë shtete këtu.

Scaparrotti: Shqetësohem për mënyrat se si Rusia ka ndikuar në rajon

“Unë shqetësohem për mënyrat se si Rusia ka ndikuar në rajon që nuk ka qenë ndihmëse në veçanti me ndikime politike. Unë e garantoj Rusinë se aktivitetet këtu janë në pajtim me rezolutën e OKB-së 1244 dhe të sigurohemi se ne shtyjmë përpara Kosovën drejt procesit të normalizimit gjithashtu”, shtoi ai.

Scaparrotti foli edhe për kërcënimet nga ekstremizmi, duke thënë se do të shqetësohej nëse do të kishte rritje të kërcënimeve nga radikalizmi, por se KFOR-i është në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img