1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK-u sfidon MASHT-in: Orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen

Ani pse ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka përsëritur qëndrimin e MASHT-it të se duhet të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Në anën tjetër edhe Komisioni Parlamentar kishte rekomanduar, ditë më parë, që zëvendësimi i një pjese të orëve të humbura që parashihet të ndodh për 5 javë rresht të shtunave, të fillojë nga java tjetër, raporton prishtinapress.eu

E me këtë nuk janë pajtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ata sot kanë dal me një vendim që orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.

“SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.

Pavarësisht që vendimi i gjykatës mund të vonohet me vite, kjo vendosmëri e udhëheqësve sindikal dhe kryesisë së SBASHK-ut qëndron në bindjen e tyre se asnjë dokument juridik nuk na obligon mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës e aq më tepër ku secili mësimdhënës në kontratën individuale të punës ka për obligim ti mbajë 20 orë mësimore në javë e këto 20 orë mësimore të realizohen nga e hëna deri të premten.

Gjatë raportimit nga kryetaret e sindikatave komunale u vërejt se një numër i komunave përmes drejtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shkollës janë duke u bërë presion mësimdhënësve por edhe nxënësve në forma të shantazheve për t’i detyruar që të mbahet mësimi ditëve të vikendit ( të shtunave).

Përmes kësaj komunikate edhe njëherë u drejtohemi udhëheqësve komunal, gjegjësisht kryetarëve të komunës dhe drejtorive arsimore që mos të bëjnë presion tek mësimdhënësit për mbajtjen e orëve gjatë ditës së shtunë sepse ata kështu po shkelin kontratën e punës që e kanë lidhur vetë komunat me punëtorët e arsimit e siç e cekëm më lartë mësimdhënësit duhet ti mbajë 20 orë mësimore në javë.

SBASHK-u i siguron mësimdhënësit se do të jetë i vendosur që të drejtën e tyre për mos kompensimin e orëve mësimore gjatë grevës do ta mbrojë deri në fund dhe se kërcënimet që do t’ju ndalen mëditjet nëse nuk punohet të shtunën nuk kanë asnjë bazë ligjore por janë vetëm kërcënime për të tentuar që përmes frikës t’i detyrojnë mësimdhënësit të punojnë.

Gjithashtu kërkojmë nga kryetarët e shoqatave sindikale që të jenë këmbëngulës në zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.

Apelojmë te anëtarët e SBASHK-ut që të jenë unik në zbatimin e vendimeve të organeve të SBASHK-ut ashtu siç ishin unik edhe gjatë realizimit të grevës.

I bëjmë apel ministrit Bytyqi, që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, sepse ky vendim e ka çrregulluar procesin mësimor edhe gjatë ditëve tjera të punës.

Falënderojmë disa këshilla të prindërve që përkrahin vendimin e SBASHK-ut që mos të zëvendësohen orët mësimore gjatë vikendit por edhe gjatë pushimit pranveror dhe i sigurojmë prindërit se anëtarësia e SBASHK-ut , pra mësimdhënësit e fëmijëve tuaj, do të japin maksimumin e mundshëm që fëmijët tuaj të arrijnë njohurit e parapara për këtë vit shkollor, por jo duke punuar vikendeve dhe pushimit pranveror sepse për humbjen e këtyre orëve mësimore mësimdhënësit nuk janë fajtor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img