2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

SBAShK-u përgjigjet pas propozimit të fundit të LDK-së për grevën

Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili para gazetarëve i quajti ata “sindikalistë të PAN-it”. Ka folur edhe për propozimin e LDK-së, konkretisht të deputetes Hykmete Bajrami, e cila propozoi që të ndalet greva dhe se SBAShK-uttë pranojë ofertën e Qeverisë Kurti për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Kukaj, në një pronocnim për Paparacin tha se akuzat e Kurtit se janë të lidhur me PDK-në nuk qëndrojnë.

“Deklarata (e Kurtit) nuk qëndron se ata na kanë quajtur kështu që nga fillimii, s’është e vërtet, nuk e di ku bazohet (Kurti). Por, nuk qëndron kjo. Arsimtarët kanë pikëpamje të ndryshme por jo krejt si të PAN-it”, theksoi ai.

Mes tjerash, ai tha se pushteti po i lidh me Partinë Demokratike të Kosovës sa herë që po dalin para gazetarëve.

“Ata po thonë kështu sa herë që po prononcohen”, shtoi ai, ndërsa u shpreh se greva vazhdon pasi anëtarësia ka vendosur kështu deri në realizimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Ai shtoi se anëtarësia nuk tërhiqet nga kërkesa e tyre “derisa Qeveria Kurti nuk vazhdon të jap diçka”.

“Ne jemi në pritje që qeveria ta ndryshoje shumën që ajo e ka ofruar”, vijoi Kukaj për Paparacin, të dielën.

Ndërkohë që greva ende po vazhdon, kryeministri Albin Kurti i ka goditur sindikalistët e SBAShK-ut duke thënë se po bëjnë veprime anti-qeveritare.

“Bëhet fjalë për një inati anti-qeveritar. Sindikalistëve të PAN-it iu ka ndalur sahati më 5 qershor, 2017. Aty iu ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. Tash dëshirojnë t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë. Është keq se sa shumë po humbim”, tha Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img