1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK-u në ‘aksion’ nëpër komuna për ta qartësuar grevën

12 komuna kanë apeluar te mësimdhënësit që sot të rifillojë mësimi dhe të ndërpritet greva.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave si dhe apeli i kryetarëve të 12 komunave që të ndërpritet greva dhe të rifillojë mësimi, si duket ka krijuar situatë të paqartë ndër mësimdhënës, shkruan prishtinapress.eu

Duke e parë këtë situatë, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj si dhe nënkryetarja Vjollca Shala, do të vizitojnë disa shkolla në qytete të ndryshme.

Në ora 09:10, Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist pritet të vizitojnë çerdhen “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë.

Në po të njëjtën orë, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë grevistët në çerdhen “Rrita jonë” në komunën e Obiliqit, raporton më tutje prishtinapress.eu

Ndërkaq në ora 09:50, Jasharaj së bashku me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë mësimdhënësit në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Migjeni” në komunën e Mitrovicës.

Po ashtu nënkryetarja e kësaj sindikate, Vjollca Shala, në ora 11:00 do ta vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Selman Riza”, në Fushë Kosovë së bashku me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist.

Vizitat nëpër komuna do t’i përmbyll kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton më tutje lajmi.net.

Siç është bërë e ditur në kalendarin e ngjarjeve të sotme, Jasharaj në ora 11:10 pritet që të vizitojë mësimdhënësit në “SHFMU 2”, në Vushtrri.

Ndërkaq ciklin e vizitave për ditën e sotme, Jasharaj do ta përmbyll në ora 11:40. Ai në këtë kohë pritet të vizitojë grevistët në çerdhen “Foleja” në Vushtrri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jarashaj ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur që t’i ndajë 20 milionë euro në vit për mësimdhënësit.

Haradinaj ka bërë të ditur se ka propozuar që paga për mësimdhënësit në shkollat e mesme paga të jetë 597.80 euro nga 523 euro sa ka qenë deri më tani, pra 74 euro më shumë,

Për mësimdhënësit në shkollat fillore, Haradinaj ka propozuar që paga të jetë 525.80 euro nga 479 euro sa ka është momentalisht, pra të ketë rritje të pagës prej 46 euro.

Ndërsa për mësimdhënësit në arsimin parashkollor Haradinaj ka propozuar që paga të jetë 501.90 euro nga 447 euro sa është momentalisht, pra të ketë rritje për këtë kategori prej 54 eurove.

Mirëpo, ky vendim i Haradinajt është cilësuar si jo i drejtë nga SBASHK-u dhe në këtë mënyrë kjo Sindikatë ka vendosur që të vazhdohet greva në tërë Kosovën.

Sipas SBASHK-ut, në vendimin e Qeverisë rritja e koeficientit në pagë është bërë për 10 për qind dhe jo 30 për qind aq sa po kërkon kjo sindikatë.

Po ashtu, SBASHK-u ka bërë të ditur se në këtë vendim të qeverisë nuk janë  përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img