3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i nënshkruani kontratat e reja

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja.

Sipas SBAShK-ut, ditëve të fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, përkundër që sipas tyre, mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar”.

“Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, SBAShK-u tha se apelon te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar, të mos i nënshkruajnë versionet e kontratave të punës, pavarësisht, sipas tyre, presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img