1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

SBAShK-u: Greva vazhdon edhe pas të hënës nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje

Greva në arsim do të vazhdojë edhe javën që vjen, nëse nuk ka lëvizje nga Qeveria dhe Misnitria e Arsimit.

Kështu deklaroi kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj. Jasharaj deklaroi se nga komunikimet që kanë patur me kryetarët e niveleve komunale  të Sindikatës dhe Universiteteve, qëndrimi mbetet i njëjtë që greva të vazhdojë nëse edhe gjatë kësaj fundjave nuk ofrohet asnjë zgjidhje.

“Duke u bazuar nga takimi online që e kishim mbrëmë, sepse mbajmë takime çdo ditë me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës tonë por edhe të Universiteteve, nga raportet që dhanë ata në komunikim me antarsinë nëpër komuna dhe Universitete qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë. Ata kërkojnë nga Qeveria që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona në të kundërtën ata u deklaruan se grevistët mbeten në qëndrimin e tyre, se nëse nuk ka lëvizje gjatë këtij vikendi greva do të vazhdojë”

Tutje Jasharaj deklaroi se nuk ka asnjë indikacion për komunkim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit.

“Për momentin nuk ka asnje indikacion për komunikim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit. Në në takimin që e kishim me kryeministrin e lamë të hapur nga ana jonë mundësinë për takim dhe i thamë se jemi të gatshëm në çdo sekondë, çdo ditë madje edhe vikendeve që të takohemi me qëllim që të gjejmë zgjidhje për kërkesat tona që kjo situatë të tejkalohet. Nga ana e tyre nuk kemi as një ftesë ne jemi në pritje, por situata është e tillë, ne edhe mbrëme kemi mbajt një takim si çdo ditë me kryetarët e niveleve komunal sindikal dhe të universiteteve. E kemi debatuar situatën, ne urojmë që njerëz të vullnetit të mirë të ndikojnë që ne të kemi takime, të kemi dialog e jo monolog dhe që bashkarisht të angazhohemi për të zgjidhur kërkesat legjitime, jo vetëm të SBASHK, por këto janë edhe kërkesa të shërbyesve civilë dhe të të gjitha federatave sindikale që bëjnë pjesë në BSPK” deklaroi për Gazeta Blic.

Dje, është mbyllur java e tretë që mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme.

Megjithëse janë zhvilluar disa takime ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe Qeverisë, të njëjtit nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Nga SBASHK kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh në rroga ndërsa nga Qeveria po arsyetohen se shtesa është bërë në Pakon e fundit mbështetëse që është, në vlerën prej 50 eurosh.

Megjithëse greva vazhdon prej 3 javësh disa shkolla në Gjakovë , Fushë-Kosovë dhe Podujevë e kanë ‘thyer’ atë duke nisur mësimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img