13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK: Mbështesim mediat, sulmet e Qeverisë ndaj gazetarëve ka kohë që kanë nisur

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një reagimi publik thotë se mbështet mediat dhe fjalën e lirë.

Sipas SBASHK-ut, sulmet e Qeverisë ndaj gazetarëve dhe medieve ka kohë që kanë nisur dhe ishin të orkestruara nga zyrtarë të lartë të institucioneve e të përforcuara nga fyerjet, sharjet e linçimet nga armata në rrjete sociale.

“Kjo bëhej për të krijuar frikë e për të mbyllur sytë, veshët e gojën e atyre që shohin realitetin, e që është i hidhur. Ky sulm kulmoi tani me Klan Kosova dhe fjala e lirë e informimi i saktë po vihet në rrezik. Ky është alarm se fati i kësaj medie mund t’i pres edhe mediumet tjera dhe nëse ndodh atëherë në Kosovë do të kemi errësirë dhe Qeveria do të bëj çfarë t’i teket sepse e vërteta do të mungojë në publik”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim theksohet se “SBASHK-u me korrektësinë e treguar nëpër vite ka dëshmuar respektin meritor që ka ndaj medieve dhe është munduar të jetë plotësisht e gjithmonë transparentë”.

“Nuk ka ndodhur as edhe një herë që t’i ikim pyetjeve dhe kërkesave të medieve për deklarata e prononcime për të gjitha çështjet, që ta kanë menduar se janë aktuale e të rëndësishme për publikun.

SBASHK-u është në mbështetje të gazetarëve e fjalës së lirë dhe reagon ashpër kundër sulmeve të Qeverisë ndaj medieve. Reagon sepse sulme të tilla, fyerje e linçime kemi përjetuar edhe ne si sindikatë dhe kemi përjetuar përpjekjet e Murati e të tjerëve për të shuar organizimin sindikal me presione të ndaljes së pagave, të zbulimeve të pengesave siç është Kosova e shumë përpjekje të tjera.

Ne pësuam goditje, por mbijetuam e do të veprojmë edhe sot e gjithë ditën. Qëndroni edhe ju medie të nderuara sepse misioni juaj është i shenjtë në ruajtjen e fjalës së lirë dhe luftën e të vërtetës kundër shpifjeve e rrenave”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img