Maurizio Sarri i ka gjashtë ndeshje që ta shpëtojë punën e tij te Chelsea.
Pas humbjes nga Manchester City prej 6 me 0, Maurizio Sarri pritet që të bëjë disa ndryshime të mëdha në formacion.
Trajneri italian ka gjashtë ndeshje të mëdha në shkurt dhe mars, andaj do të jetë testi i tij përfundimtar nëse do të vazhdojë te skuadra londineze, përcjell prishtinapress.eu
Sarri po mendon që në vend të Willianit apo Pedros të fus Callum Hudson-Odoin.
Ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm, pasi edhe Marcos Alonso pritet që të zëvendësohet nga Emerson Palmieri, ndërsa Azpilicueta nga Davide Zappacosta.