Maurizio Sarri i ka bërë me dije Chelseas se çfarë kërkon në këtë afat kalimtar të janarit.
Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea edhe dy transferime, pasi që dy i ka tashmë në skuadër.
Trajneri italian ka thënë se Callum Hudson-Odoi dhe Ethan Ampadu janë për të si dy transferime të reja.
“E kam thënë edhe më parë, klubi e di opinionin tim dhe ne na duhen dy lojtarë”, tha Sarri, përcjell prishtinapress.eu
“Stoli nuk është i vogël, aty mungon një lojtar, por që tani mendoj se ne kemi në skuadër Hudson-Odoin që po zhvillohet.
“Në një apo dy muaj ai do të jetë në një nivel me lojtarët e tjerë. Shpresoj që edhe Ampadu të jetë në nivel të lartë, pasi për mua janë si dy transferime të reja”, ka shtuar më tej italiani.