0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Sarrazin: S’ka plan franko-gjerman, por evropian

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi sot se nuk ka plan franko-gjerman, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai tha se megjithatë, ka plan evropian. Në intervistën e dhënë në RTK diplomati Sarrazin u shpreh të jetë i befasuar se përse nga fillimi është quajtur ashtu ky plan.

I pyetur për detaje, ai tha se nuk jep detaje nga ky plan dy faqesh,ndonëse nuk beson se versionet që janë publikuar në media, janë të sakta.

Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit Olaf Scholz për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun, e të jenë më fleksibil. Kur foli për presion ndërkombëtar, Sarrazin tha se presion u bëhet të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img