4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sarrazin në Kosovë, merr pjesë në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane do të organizojnë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, që do të mbahet më 2 dhe 3 tetor në Klan Arena.

Sipas njoftimit, forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, teksa të pranishëm do të jetë edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe deputei i Bundestagut, Peter Beyer.

“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestag, z. Peter Beyer”.

“Forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMËK) dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar i vitit 2022 i ka sjellë Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit.

“Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img