Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin ilegal të fushatës zgjedhore të vitit 2012. Ish-presidenti nuk ishte në gjykatë në kohën e dënimit, ndërsa më parë kishte mohuar këtë veprim.
Ai akuzohet se ka shpenzuar rreth 22.5 milionë euro – pothuajse dyfishi i shumës maksimale ligjore – në fushatën e tij të rizgjedhjes në 2012, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht kësaj pagese, Sarkozy kishte humbur ndaj socialistit Francois Hollande.
Përveç Sarkozyt, edhe 13 persona të tjerë ishin në gjyq, përfshirë anëtarët e partisë së tij konservatore Republikane.
Të tjerët u akuzuan për falsifikim, shkelje të besimit, mashtrim dhe pjesëmarrje në financimin e paligjshëm të fushatës.