1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Sarkozy i quan “shpifje” akuzat ndaj tij

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i ka mohuar vazhdimisht akuzat se ai ka pranuar miliona euro për financim të fushatës nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Qaddafi.

“Jam akuzuar pa ndonjë provë fizike”, ka thënë Sarkozy para gjykatësve hetues, raporton gazeta Li Figaro.

Sarkozy ka thënë se qysh në vitin 2011, “ka jetuar në ferr për shkak të kësaj shpifjeje”, ndërsa akuzat i ka quajtur gënjeshtra.

Ai është marrë në pyetje nga policia gjatë dy ditëve të fundit. Hetimi gjyqësor kundër tij ka nisur në vitin 2013, pasi ueb-faqja franceze e lajmeve Mediapart ka publikuar akuzat e biznesmenit francezo-libanez, Ziad Takieddine, se ai ka transferuar 5 milionë euro nga ish-shefi i inteligjencës së Qaddafit, Abdullah Senussi, te shefi i fushatës së Sarkozysë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img