2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Sarandë: 62-vjeçari ra nga skelja në vendin e punës, niset me helikopter për në spital

Një 62-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në Sarandë, pasi ra nga një skelë derisa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Ai është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Top Channel.

Burime nga spitali i Sarandës bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në urgjencën e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ishte në gjendje stabile, por sot atij iu përkeqësua shëndeti dhe ra në gjendje kome.

Mjekët dyshojnë se ai ka trauma të brendshme dhe dëmtim të disa organeve.

Aksidentet gjatë punës jashtë shtuar kohës së fundit. Një hetim për rastin është duke u zhvilluar për të monitoruar kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img