Site icon PrishtinaPress

Saranda “magnet” për turistët, e mbushur me pushues nga e gjithë bota

Saranda dhe Ksamili, të cilësuara si perlat e turizmit mbeten ndër destinacionet e preferuara në bregdetin jugor të Shqipërisë për turistë nga e gjithë bota.

Sezoni i pushimit në Sarandë ka nisur që nga muaji mars dhe tashmë është në kulmin e tij.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin vëmendjen e turistëve, që sipas Kryebashkiakut Oltion Çaçi shënojnë një rritje prej 20% krahasuar me një vit më parë.

Në Ksamil, po ashtu, harta e turizmit ka ndryshuar. 

Vendi është i mbushur me turistë italianë, kryesisht të rinj.

Exit mobile version