Site icon PrishtinaPress

Sarah dhe Dj PM po bëhen prindër?

Pyetjet drejtuar blogeres dhe ish-banores së BBV, Sarah Berisha në lidhje me partnerin e saj Dj PM, janë të pafundme!

“Kur do të fejoheni, kur do të bashkëjetoni, kur do të martoheni, ku do të jetoni, kur do të bëheni me fëmijë?”

Ajo ka treguar shpesh se tashmë po shijon vetëm këtë moment të marrëdhënies, duke i lënë të hapura mundësitë e të ardhmes së tyre bashkë, mes Prishtinës e Tiranës.

Mirëpo, njerëzit kërkojnë më tepër. Aq sa në fotot e fundit, e bënë Sarën shtatzënë

Blogerja ka pozuar me motrën e saj, Ditean, ndërsa komentuesja i shkruan krahas fotos:

“Barku i saj tregon që mbase jeni 3.”

Komentin kësaj here ia ktheu me ironi Ditea:

“Në fakt jemi 4, se i ka binjakë”- shkroi ajo.

Exit mobile version