Sara Osmani e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Xhudistja kosovare në xhiron e parë ishte e lirë, e në çerekfinale mposhti me Ippon, maqedonasen Tea Nastoska.
Në gjysmëfinale, xhudistja nga Vushtrria humbi me dy Wazaari për Ippon, nga serbja Ana Cobanovic.
Sara për të bronztën e mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Nika Zovko.
Dje ndërkohë u ndesh edhe Anes Veseli (-81 kg).
Ai në xhiron e parë mposhti me dy Wazaari, francezin Lucas Gridaine.
Në xhiron e dytë Veseli humbi me Wazaari dhe Ippon, nga garuesi i Bosnje e Hercegovinës, Dimitrije Savic dhe nuk mundi ta vazhdonte tutje garën.