Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, feston sot 37-vjetorin e lindjes. E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.
Por vëmendje më të madhe mori urimi që Sarah Hoxha i ka bërë ish-banores së “Big Brother VIP”. Ajo ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke kërcyer me Oltën dhe në një moment puthen në buzë.
