Konkurrentët gjysmë-finalistë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë t’i përgjigjen pyetjeve pikante të bëra nga publiku.
“A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.
“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që saherë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë”, ka thënë Santiana.
E lidhur me pyetjen reagoi edhe Shqipja, e cila tha se “Santiana sulmon femrat”, por s’mungoi as replikimi nga kjo e fundit.
“Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime meshkuj në TV, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin”, ka thënë Santiana.