Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mëpastaj nga Bashkimi Evropian “kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Albania.
Për mosheqjen e tyre, Bislimi gishtin e drejtoi kah Hungaria, e cila sipas tij, “si emëruesi më i vogël i përbashkët” nuk e lejoi konsensusin e shumë vendeve të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Bislimi tha se ka pasur vende që kanë qenë pro heqjes së masave ndëshkuese, por se“kompromisi u gjet përmes emëruesit më të vogël të përbashkët”.
“Hungaria nguli këmbë për diçka tjetër, dhe ky pozicion mbizotëroi”, ka thënë Bislimi.