Site icon PrishtinaPress

Sanksione ndaj Serbisë dhe ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë – çka përmban rezoluta për ngjarjet në veri në PE

Parlamenti Evropian (PE) sot pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë.

Kjo rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Rezoluta e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj Policisë së Kosovës nga “banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të mërkurën në një intervistë për RTK-në, ka folur për rezolutën dhe ka thënë se mocioni i saj do të votohet në seancën e sotme ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radoiçiqit.

“Ne kemi pasur një diskutim të gjatë konstruktiv, në Parlamentin Evropian, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet të enjten, rreth orës 13:30”, ka thënë Von Cramon.

Exit mobile version